Planet e Arsenalit për të ardhmen! Klubi i beson teknikut Arteta, investimi te talentet e reja
Arsenali projekton të ardhmen nën drejtimin e Mikel Artetës. Krahas yjeve të afirmuar si Vinicius Junior e Julian Alvarez, londinezët po investojnë te talentet e reja, duke synuar të ndërtojnë një skuadër konkurruese jo vetëm për sezonin e ardhshëm, por për vitet në vazhdim.

Arsenali po mendon jo vetëm për të tashmen, por edhe për gjeneratën e ardhshme të futbollistëve që mund ta mbajnë klubin në majën e futbollit anglez. Nën drejtimin e Mikel Artetës, londinezët po ndërtojnë një strategji afatgjatë, ku krahas yjeve të konsoliduar, synohen edhe talentet më premtuese të moshave të reja.
Interesi për emra të mëdhenj si Vinicius Junior dhe Julian Alvarez tregon ambicien e Arsenalit, por klubi po punon paralelisht për të zbuluar futbollistët që mund të shndërrohen në yje të elitës në vitet e ardhshme. Një prej shembujve kryesorë është Max Doëman. Adoleshenti anglez, i dalë nga akademia e Arsenalit, ka impresionuar në nivelet e larta dhe shihet si një prej talenteve më të mëdha të klubit.
Por Arsenali po kërkon talente edhe jashtë Anglisë. Në radar janë 18-vjeçari Peyton Miller i Neë England Revolution dhe 15-vjeçari Justin Ejodamen i Borussia Dortmund. Ndërkohë, klubi ka siguruar edhe disa marrëveshje për të ardhmen.
Victor Ozhianvuna, vetëm 17 vjeç, do të transferohet nga Shamrock Rovers në vitin 2027. Po ashtu, Arsenali ka arritur një para-marrëveshje për gjeorgjianin Andria Bartishvili, ndërsa janë siguruar edhe binjakët e Independiente del Valle, Holger dhe Edëin Quintero, në një paketë që mund të shkojë deri në 9 milionë paund.
Dy merkatot e ardhshme pritet të jenë vendimtare për këtë projekt, ndërsa me Artetën në qendër të vizionit, klubi synon të ndërtojë një skuadër jo vetëm për sezonin e ardhshëm, por për pesë vitet që vijnë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
