Furnizonin me kokainë “Alliasin” dhe “Oxhakun”, arrestohen dy kushërinjtë

Dy kushërinj kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, për akuzën e shpërndarjes së drogës.
Policia ka arrestuar dy të rinj, Saimir dhe Armand Nela, kushërinj me njëri-tjetrin, të cilët akuzohet se furnizonin me drogë shtetas dhe grupe, cilët më pas ndanin kokainën në doza dhe e shisnin në 2 zona të kryeqytetit.
Brenda mjetit u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”,”– informuan blutë.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Hallka e parë”.
Sekuestrohen 2 kg e 235 g lëndë narkotike Kokainë.
Furnizonin me lëndë narkotike Kokainë, shtetas dhe grupe, për ta ndarë në doza dhe shitur në 2 zona të kryeqytetit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (kushërinj me njëri-tjetrin).
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”.
Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.
Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

