I shpërtheu goma prej presionit të lartë, plagoset rëndë qytetari në Fier
17 January 2025, 14:38 / AKTUALITET
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë së Policisë, ku një shofer ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas raportimeve, drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë, që i përket ndërmarrjes së ujitjes dhe kullimit në Fier, është lënduar teksa ka qenë duke ndërruar një gomë.
Goma ka shpërthyer për shkak të presionit, duke shkaktuar dëmtime të rënda për drejtuesin e mjetit, Ismet Cjapi.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Nga Irena Beqiraj
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Nga Andri Nurellari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


