FOTO/ Një trup u gjet i karbonizuar brenda një mjeti në Greqi, ky është shqiptari që dyshohet se mund të jetë viktima!

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, për të cilin policia po pret analizat e ADN, nëse është i njëjti person me atë te gjetur të ekzekutuar me plumb e më pas të djegur në sediljen e pasme të makinës në Skourta të Viotias.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Halili nga Tepelena, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së 4 nëntorit.

Ai kishte ikur nga banesa e tij në Halkida dhe prej atëherë nuk ka dhënë shenja jete, ndërkohë që mjeti i tij është gjetur i braktisur në Vilia të Athinës.
Halili ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy kafe, është 1.70 m i gjatë dhe është i dobët. Ai ka mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë me dy trëndafila, një yll dhe shkronja. Ditën që u zhduk, ai mbante veshur një këmishë të zezë, xhinse të zeza Cargo dhe atlete të bardha.
Autopsia e trupit të gjetur të djegur të premten, ka zbuluar se viktima ishte qëlluar një herë me armë zjarri dhe më pas ishte djegur. Ai u gjet me pranga në sediljen e pasme të një mjeti te vjedhur në Glifadha dhe me targa të një mjeti të ngjashëm në Katerini.
Policia dyshon se viktima mund të jetë përfshirë në vëprimtari kriminale ose është gjetur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Priten analizat e ADN për të vërtetuar identitetin e tij.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


