Operacion në Belgjikë, Francë e Spanjë, disa shqiptarë të arrestuar për trafik droge
22 Nëntor 2024, 17:46 / AKTUALITET

Tre persona u arrestuan në Belgjikë e gjashtë në Francë. Organizatori i dyshuar u arrestua në Spanjë. Gjithashtu u çmontuan dy plantacione marijuane me 2530 bimë. Policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta, tre automjete dhe 1500 euro. Në Francë policia sekuestroi ndër të tjera 1.7 kilogram heroinë dhe 700 gramë kokainë.
Disa kontrolle u zhvilluan në një hetim për trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës dhe kultivimit të kanabisit. Tregtia organizohej nga një bandë shqipfolëse, e cila vepronte kryesisht në Spanjë dhe Holandë. Organizata kishte gjithashtu “bashkëpunëtorë lokalë” në Belgjikë dhe Francë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

