Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, e pëson dhe pasagjeri

4 Mars 2025, 10:32 / AKTUALITET ALFA PRESS
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari

Arrestohet një 20-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Po ashtu është proceduar edhe pasagjeri, për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Street”.

Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç.

Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128