Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit

24 Janar 2024, 16:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg në total 5

GJKKO dënon me 127 vite burg 5 nga të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë.

Të akuzuarit janë Ernjet Shyti, Skwnder VATHI, Xhuljano Visha, Leonar Xhixha  dhe Bujar Leza. Ernejt Shyti  u dënua me 7 vite, ndërsa Bujar Leza dhe Skënder Vathi me nga 30 vite burg. Ndërkohë Shyti mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti dhe disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin, autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës.

Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

 

Po ndodh...

ide