''Mos përfitoni...''/ Trump mesazh kompanive të naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj!

23 Qershor 2025, 17:02 / BOTA ALFA PRESS

''Mos përfitoni...''/ Trump mesazh kompanive të

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe të rrisin çmimet e naftës.

"Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!", tha presidenti i SHBA-së në një postim në Truth Social.

Gjithashtu përmes një postimi të dytë, presidenti amerikan i bëri thirrje Departamentit të Energjisë të përshpejtojë shpimet për nxjerrjen e hidrokrabureve.

“Për Departamentin e Energjisë: shponi, shponi, shponi. Dhe bëjeni TANI, e them me bindje”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Ekzistojnë spekulime të shumta se Irani mund të hakmerret për sulmet e SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore duke mbyllur njërën nga rrugët më të ngarkuara të transportit të naftës në botë, Ngushticën e Hormuzit.

Rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz kalon përmes kësaj rruge të ngushtë detare në Gjirin Persik. Bllokimi i saj do të kishte pasoja të thella për ekonominë globale, duke ndërprerë tregtinë ndërkombëtare dhe duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës.

 

Po ndodh...

ide