Tragjike në Brazil! Një person i vë flakën qendrës për të pastrehët, katër të vdekur dhe 8 të plagosur

10 Mars 2025, 18:20 / BOTA ALFA PRESS

Tragjike në Brazil! Një person i vë flakën qendrës

Katër persona humbën jetën në Brazil nga zjarri që shpërtheu sot në një qendër për të pastrehët, njoftuan autoritetet lokale, duke shprehur dyshimin se ishte një vepër kriminale.

Tragjedia ndodhi gjatë natës në qendrën sociale në São José dos Campos, në São Paulo. Nga 22 personat që flinin atje, katër humbën jetën dhe tetë u plagosën, tha Sekretariati i Sigurisë në São Paulo.

Policia ka arrestuar dhe po merr në pyetje një 42-vjeçar i dyshuar për zjarrvënie.

“Një dëshmitar e pa të dyshuarin që i vuri flakën një divani dhe më pas u largua”, tha Sekretariati, pa dhënë detaje të mëtejshme për motivet e autorit.

“Fakti që nga hetimet fillestare rezulton se ky ishte një akt kriminal, na shton dhimbjen dhe etjen për drejtësi”, ka komentuar në Instagram organizata fetare që menaxhon konviktin.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128