Dhunë e paprecedentë në protestë! Policët godasin pa mëshirë me grushte e shpulla të riun protestues

8 October 2026, 13:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Dhunë e paprecedentë në protestë! Policët godasin pa

Një incident i rëndë është shënuar gjatë protestës para Parlamentit, ku situata mes protestuesve dhe forcave të policisë është tensionuar. Në pamjet e publikuara shihet një i ri protestues i rrethuar dhe tërhequr nga efektivët, ndërsa një prej policëve duket se e godet vazhdimisht me grushte dhe shpulla, në një moment të përshkallëzimit të përplasjes.

Ndërkohë, efektivët kanë përdorur edhe spray me piper ndaj protestuesve, ndërsa në tokë shihet një grua e prekur nga gazi. Pamjet kanë shkaktuar reagime për mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë protestës.

 

Po ndodh...