Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia dhe civilë shoqërojnë me forcë qytetarët

8 October 2026, 14:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia dhe civilë shoqërojnë

Tensione dhe përplasje janë regjistruar gjatë protestës pranë Parlamentit, ku në pamjet shihen efektivë policie dhe persona civile duke shoqëruar me forcë disa qytetarë.

Në një moment një efektiv policie gjuan me shkelma një person që e kanë futur në makinë.

Ndërsa në një moment tjetër një qytetar rrethohet nga forca të shumta policie, ndërsa  një civil e shtyn me forcë drejt makinës së policisë.

Prezentë shihen disa deputetë të opozitës.

Përplasjet kanë ndodhur në kuadër të protestës kundër Reformës Administrativo-Territoriale, e cila është shoqëruar me tensione të vazhdueshme jashtë Parlamentit.

 

Po ndodh...