Dosje të djegura dhe karrige të shkrumbuara, pasojat e zjarrit në komisariatin nr. 3 që protestuesit i vunë flakën
18 October 2026, 23:37 / AKTUALITET
Protesta e zhvilluar gjatë ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe incidente, ku disa institucione janë përfshirë nga flakët. Mes tyre është edhe Komisariati nr. 3, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku zjarri ka përfshirë ambientet e recepsionit.
Si pasojë e incidentit, disa efektivë policie kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fotot nga vendngjarja tregojnë pasojat e zjarrit brenda komisariatit, ku shihen dosje të djegura, karrige të shkrumbuara dhe xhama të thyer.
Po ndodh...
Edi Rama po thellon gropën e tij!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
