Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon skenarin e Vuçiç, synon të çojë Shqipërinë drejt luftës civile?

18 October 2026, 23:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon

Partia Socialiste është shndërruar de fakto në një njësi paramilitare, e cila po grumbullon militantët e saj për t'iu kundërvënë protestuesve.

Kapitali publikon mesazhet skandaloze të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili është udhëzuar të grumbullojë militantë për të mbrojtur selinë e Partisë Socialiste.

Si gjithmonë direktivat në grup jepen nga Taulant Balla, kryetari i grupit Parlamentar.

"Sot kanë objektiv selinë e PS. Sikur secili të sjellim nga dy veta këtu tek selia"- udhëzon Balla grupin.

Menjëherë pas kësaj direktive, figura të ndryshme drejtuese të Partisë Socialiste zotohen të sjellin njerëzit.

"Po organizohemi t'i sjellim", thotë një ish ministre e rëndësishme, e cila është familjarisht në SPAK për korrupsion.

Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon

Më i devotshëm është një ish drejtor doganash, i njohur gjerësisht me epitetin çorapja. "Do vimë vetë të rrimë", shkruan ai në grup.

Një ish anëtare e shoqërisë civile, e cila shfaq shenja të theksuara analfabetizmi funksional pyet me naivitet për orën se kur duhet t'i dërgojë njerëzit për të mbrojtur selinë e partisë. 

Ndërsa të gjithë bedelët e grupit konfirmojnë se do sjellin njerëzit dhe pyesin për detajet, Taulant Balla përforcon direktivën.

"Prandaj duhet të jemi të gjithë aty. Sepse Saliu kërkon djegien e selisë së PS" udhëzon Balla.

Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon

Këto udhëzime, të cilat burojnë direkt nga Edi Rama janë vënë menjëherë në jetë. Selia e Partisë Socialiste është mbushur me militantë të cilën qëndrojnë me hunj në duar për të mbrojtur godinën e partisë. Por kjo është një taktikë, e cila vetëm pak muaj më parë u vu në jetë nga një tjetër autokrat i Ballkanit. Ai është Aleksandër Vuçiç, miku dhe i ngjashmi i Edi Ramës.

Gjatë valëve të gjata të protestave masive antiqeveritare në Serbi, Presidenti Aleksandar Vuçiç përdori një strategji agresive ku mobilizoi dhe organizoi mbështetësit e tij besnikë për t'u përballur drejtpërdrejt me protestuesit.

Mbështetësit e Vuçiqit dhe të partive në pushtet u aktivizuan për të bllokuar marshimet e demonstruesve ose për të mbrojtur selitë e partisë SNS. Në shumë raste, sidomos gjatë përshkallëzimit të dhunshëm në qytete si Novi Sad, Beograd, Vrbas dhe Baçka Palanka, besnikët e partisë dhe persona të maskuar sulmuan fizikisht studentët dhe aktivistët që protestonin.

Ky është një skenar i rrezikshëm, i cili kërcënon të çojë Shqipërinë drejt luftës civile. Tashmë është e qartë, që Edi Rama do të bëjë gjithçka për të mbajtur me thonj pushtetin e tij të degraduar dhe të kalbur nga korrupsioni dhe krimi, deri në pikën që të mobilizojë militantët e tij për t'i vënë kundër shqiptarëve.

Po ndodh...