
Koçiu: Hapen aplikimet për kredi me 0% interes, 80 kuota për mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot hapjen e aplikimeve për mjekët dhe infermierët për të përfituar kredi me zero interes për blerjen e një banese.
Koçiu deklaron se janë 80 kuota kredie të lehtësuar për strehim për mjekët dhe infermierët, në kuadër të mbështetjes për kategoritë prioritare.
Ministrja nënvizon se kjo do të jetë një mundësi e re për mjekët dhe infermierët për më shumë siguri për të ardhmen e tyre
Mjekët dhe infermierët e interesuar do të mund të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për aplikimër 530 punonjës të administratës publike. Sipas MEKI-t, punonjësit do të përfitojnë financim sipas çmimit të referencës dhe sipërfaqe sipas certifikatës familjare.
Programi për kredi me 0% interes për blerjen e një banese përfshin 12 institucione, mes të cilëve edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social.
Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim me zero interes.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128