17 vjet Pavarësi/ Taulanda Jupi dhuron librin

2025-02-17 11:46:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

17 vjet Pavarësi/ Taulanda Jupi dhuron librin

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Taulanda Jupi dhuroi për bibliotekën e Universitetit të Arteve librin "Reçak" të Ambasadorit William Walker.

Në këtë moment të veçantë, Jupi u shoqërua nga Prof. Miltjadh Kutali, Dekan i Fakultetit të Artit Skenik.

Ky gjest simbolik vjen si një kujtesë për sakrificat dhe qëndresën e popullit të Kosovës, duke u ofruar studentëve dhe të rinjve një mundësi për të njohur më nga afër historinë dhe dëshmitë e genocidit ndaj popullit të Kosovës.

POSTIMI:

17 vite Pavarësi e Kosovës – Kujtesë dhe Nderim
Sot, në këtë ditë të shënuar për Kosovën, pata nderin t’i dhuroj bibliotekës së Universitetit të Arteve kopje të librit "Reçak" të Ambasadorit William Walker, në praninë e Prof. Miltjadh Kutali, Dekanit të Fakultetit të Artit Skenik.

Kosova është një arkivë dhimbjeje dhe sakrifice, por edhe një histori e lavdishme e qëndresës dhe luftës për liri nga tirania. Sot, ajo është simbol i demokracisë dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor.

Studentët dhe të rinjtë tanë kanë nevojë të njohin të vërtetën historike të kombit përmes dëshmive të gjalla të atyre që panë me sytë e tyre genocidin ndaj popullit të Kosovës. Historia nuk duhet harruar. Pa kujtesën historike, nuk mund të ndërtojmë të ardhmen e dinjitetshme.

Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë!  

Happening now...