
EMRAT/ Vinin baste nëpërmjet celularit, arrestohen 4 persona në Lushnjë


Katër persona janë arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi vinin baste të lojërave të fatit në ambientet e një subjekti privat.
Sipas policisë, Alban Gorovelli, Orgest Gorovelli Luis Dervishi dhe Kleo Dervishi janë të arrestuarit, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë gjithashtu edhe për një shtetas, pasi në ambientet e këtij subjekti, u kap me një sasi kanabisi me vete.
Blutë kanë sekuestruar 4 celularë dhe sasinë e kanabisit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gamers”.
Gjatë operacionit u ndërhy në ambientet e një subjekti privat në lagjen “Karbunarë e Sipërme”, e përshtatur për këtë veprimtari. Në ambientet e këtij subjekti, u kapën në flagrancë, duke vënë baste me celularë, dhe u vunë në pranga, pronari i berberhanes, shtetasi A. G., 20 vjeç, si dhe shtetasit L. D., 22 vjeç, K. D., 19 vjeç dhe O. G., 22 vjeç.
Gjithashtu, në kuadër në këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 23 vjeç, pasi u gjet në ambientet e këtij subjekti, me një sasi të vogël kanabisi me vete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
ideas

Magnificent Albania or Bazaar Albania!


Albanians must overcome the old Rama-Berisha polarization on May 11
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128