Ilaria Sula u masakrua nga ish-partneri, babai me lot në sy : Vajza ime nuk meritonte të përfundonte kështu

2025-04-07 18:49:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ilaria Sula u masakrua nga ish-partneri, babai me lot në sy : Vajza ime nuk
Flamur Sula, babai i Ilaria Sula, e cila u masakrua për vdekje nga ish i dashuri i saj filipinas në Itali, ka shpërthyer në lot gjatë ceremonisë së varrimit të së bijës, e cila u mbajt këtë të hënë.

Flmaur Sula tha se e bija nuk e meritonte që të përfundonte kështu.

“Ilaria nuk e meritonte të përfundonte kështu. Tani duam drejtësi”, tha ai.

22-vjeçarja u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.

Varrimi i 22-vjeçares u zhvillua mesditën e sotme në zonën e Ternit në Itali.

Gjithashtu prekëse kanë qenë fjalët e nënës së 22-vjeçares jashtë shtëpisë, teksa thërriste emrin e të bijës mes lotësh.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

 

Happening now...