Plagosje me thikë në Korçë

2025-02-06 20:17:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje me thikë në Korçë
Një person është plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë lëndime në qafë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të autorit të dyshuar.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

 

Happening now...