
Qeveria merr vendimin: Do të hapet ambasada shqiptare në Bruksel


Këshilli i ministrave ka vendosur sot për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Bruksel të Belgjikës.
Në njoftimin e vendimeve të miratuara sot nga Këshilli i Ministrave thuhet se Këshilli vendosi hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BRUKSEL, MBRETËRIA E BELGJIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
1. Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
2. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
3. Vendimi nr.612, datë 16.9.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ideas

Why did they lie that Trump would close SPAK?

SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!

Political cloning of young people
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128