Çekët vërshojnë në rrugë, protesta më e madhe kundër qeverisë që nga viti 2019: Jo shkurtimeve për mbrojtjen
Protestuesit kundërshtuan shkurtimet në shpenzimet për mbrojtjen, të propozuara nga kryeministri Andrej Babish.
Ata gjithashtu shprehën frikë se qeveria e tij mund të ndërhyjë në mediat publike.
Njerëzit filluan të mblidhen disa orë para nisjes së protestës në sheshin “Letna Plain”, mbi qendrën historike të qytetit. Shumë prej tyre mbanin flamuj të Çekisë dhe të Bashkimi Evropian.
Organizatorët thanë se në protestë morën pjesë rreth 250 mijë persona.
Partia populiste ANO e Babishit u rikthye në pushtet në dhjetor, pas katër vjetësh në opozitë.
Ajo e drejton qeverinë së bashku me parti të djathta dhe të ekstremit të djathtë.
Protesta u organizua nga grupi “Milion Chvilek”.
Ata paralajmëruan se vendi mund të ndjekë rrugën e Sllovakisë dhe Hungarisë, të cilat kanë pasur përplasje me BE-në për çështje që lidhen me sundimin e ligjit.
Happening now...
ideas
GOOD MORNING
Ballsh Refinery: The Loss of Albania's Energy Autonomy!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
