NATO nis një mison të ri, synon rritjen e mbikëqyrjes në Detin Baltik

2025-02-07 14:47:29 / BOTA ALFA PRESS

NATO nis një mison të ri, synon rritjen e mbikëqyrjes në

Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të rrisë mbikëqyrjen dhe të shfaqë një prani më të fortë në Detin Baltik.

Anija ushtarake gjermane “Roja e Baltikut” me ekuipazhin e saj prej 60 vetësh do të patrullojë në Detin Baltik gjatë 8 javëve të ardhshme.

Që prej vitit 2023 infrastruktura nënujore në rajon, si ajo e telekomunikacionit, elektricitetit dhe linjat e karburantit në Detin Baltik janë “ndërprerë”. Në shumicën e rasteve kryesisht nga anije tregtare që vinin nga Rusia.

Nuk është ende e qartë nëse këto kanë qenë veprime të qëllimshme sabotazhi apo kanë ardhur si pasojë e neglizhencës. Por vendet e NATO-s duan ta mbikëqyrin më shumë rajonin.

Nuk mund të them se situata është jashtëzakonisht e tensionuar. Por ne kemi vërejtur edhe në kontekste të tjera se aftësia e NAT0-s për të reaguar dhe siguria e rrugëve detare në Detin Baltik janë në rrezik.” tha  Marc T. Tippner  komandant i anijes.

Sipas tij ka incidente të ripërsëritura, autorësia e të cilave nuk është krejt e qartë.

Shtetet e NATO-s mendojnë se një prani më e fortë në rajon mund të ndihmojë për parandalimin e incidenteve të tjera.

 

Happening now...