
Pas sulmit rus me 20 të vrarë, Ukraina bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

2025-04-07 20:13:28 / BOTA
Ukraina ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për nesër 8 prill, pas sulmit raketor rus të javës së kaluar në qytetin e Kriviy Rikh, i cili shkaktoi vdekjen e 20 civilëve, tha të hënën ministri i Jashtëm.
“Një përgjigje e fortë ndërkombëtare ndaj mizorive ruse është kritike. Një terrorizëm i tillë nuk duhet të normalizohet kurrë.
Ne bëjmë thirrje për dënim të fortë dhe veprim vendimtar”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha në një postim në X.

ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128