Tmerr në Karaibe! Peshkaqeni i këput krahët turistes, që u përpoq t’i bënte foto

2025-02-14 23:31:58 / BOTA ALFA PRESS

Tmerr në Karaibe! Peshkaqeni i këput krahët turistes, që u

Një turiste nga Kanadaja ka përjetuar një tmerr në plazhet e ishujve Turks dhe Kaikos në Karaibe, pasi një peshkaqen e sulmoi gjatë një noti në ujëra të cekëta.

Gruaja, e cila ishte duke shijuar një moment relaksi dhe duke u përpjekur të fotografojë peshkaqenin, u godit rëndë nga krijesa e detit.

Dëshmitarët kanë treguar se familja e saj ishte pranë saj e bashkëshorti i saj u përpoq me guxim ta shpëtonte nga sulmi, por peshkaqeni nuk e lëshonte.

Si pasojë, turistes i janë këputur të dyja krahët, një situatë që ka tronditur jo vetëm ata, por edhe komunitetin lokal.

 

Happening now...