Dita e 86 e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Atdheu është i yni!

2026-08-24 21:27:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Dita e 86 e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në ditën e 86 të protestës kundër qeverisë.

Qytetarët janë nisur në marshim duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës janë: “Poshtë patronazhistët!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”.

Protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre prej 86 ditësh, duke kërkuar largimin e Ramës dhe ndryshime politike. Marshime të ngjashme në rrugët e kryeqytetit janë zhvilluar edhe në protestat e mëparshme.

 

Marshimi vijon në drejtim të zonave qendrore të Tiranës, ndërsa protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vazhdojë.

 

Po ndodh...