Shoqata e Transportit Publik sërish me paralajmërime për Qeverinë: Do të reduktojmë urbanet

Pasojat e tensioneve në Lindjen e Mesme vjojnë të ndjehen dhe në Shqipëri, ku çmimi i naftës për litër kalon 215 lekëshin, duke “rënduar” më shumë xhepat e qytetarëve. Teksa kostot e naftës, prej disa muajsh, sot e kësaj dite janë të papërballueshme, Shoqatat e Trasnportit Publik kanë dalë me paralajmërime për reduktim të urbaneve, pasi shprehen se ato akoma nuk janë kompensuar për muajit maj, qershor e korrik. Ndërsa janë shprehur të prerë se nëse situata vijon të jetë njëjtë dhe gjatë gushtit, do të jenë të detyruar për të reduktuar numrin e urbaneve.
Në një letër drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Bashkisë së Tiranës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka kërkuar që kompensimi të vijojë edhe për muajt qershor, korrik dhe gusht 2026, si dhe për periudhën pasuese, deri në normalizimin e çmimit të karburantit.
"Karburanti përbën një nga zërat kryesorë dhe më të rëndësishëm të kostos së aktivitetit të transportit publik. Për shkak të volumit të lartë të konsumit ditor të mjeteve, çdo rritje apo qëndrueshmëri e çmimit të naftës në nivele të larta reflektohet drejtpërdrejt në kostot e operimit të operatorëve. Në kushtet kur tarifat e transportit publik mbeten të pandryshuara dhe operatorët duhet të garantojnë vijimësinë e shërbimit sipas linjave, frekuencave dhe kapaciteteve të përcaktuara, përballimi i kësaj kostoje është bërë gjithnjë e më i vështirë.
Masat e kompensimit të ndërmarra deri më tani kanë qenë një mbështetje e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrit financiar dhe vijimësinë e shërbimit. Megjithatë, problematika që solli nevojën për këtë mbështetje nuk është tejkaluar. Çmimi i karburantit vazhdon të mbetet në nivele të larta dhe të ushtrojë presion të konsiderueshëm mbi kostot operative të shoqërive. Nëse kjo situatë vijon edhe gjatë muajit Gusht 2026 dhe muajve në vijim, pa u shoqëruar me një mekanizëm kompensimi financiar, operatorët do të përballen me vështirësi serioze për garantimin e shërbimit në nivelin aktual”, shkruhet në letrën e siguruar nga Shqiptarja.com.
Sipas shoqatës pamundësia për të përballuar në mënyrë të vazhdueshme kostot e karburantit dhe shpenzimet e tjera operative mund të sjellë pasoja të drejtpërdrejta, ndër të cilat:
Vështirësi në garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit të transportit publik;
Reduktim të numrit të mjeteve të vendosura në qarkullim;
Ulje të frekuencës së mjeteve në linjat përkatëse dhe rritje të intervaleve të pritjes për qytetarët;
Vështirësi në përmbushjen e detyrimeve financiare dhe operative të shoqërive;
Shtyrje të investimeve dhe të ndërhyrjeve të nevojshme për mirëmbajtjen e flotës;
Rrezik për përkeqësimin e cilësisë dhe standardeve të shërbimit të ofruar ndaj qytetarëve.
Më tej argumentohet se vijimi i mbështetjes financiare është i domosdoshëm për të ruajtur kapacitetet aktuale të transportit publik dhe për të shmangur ndikimin e kostove të larta të karburantit në cilësinë e shërbimit për qytetarët.
Sipas vendimit të miratuar më herët nga qeveria, për sasinë e konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj të këtij viti, operatorët përfituan kompensim prej 50 lekësh për litër karburant. Ata kërkojnë që kjo skemë të zgjatet edhe për katër muaj të tjerë, ndërsa çmimi i naftës në treg prej javësh ka kaluar 215 lekë për litër.
Kjo nuk është hera e parë që Shoqatat e Transportit Publik dalin me paralajmërime për reduktim të urbaneve në Tiranë. Para afro dy javësh, siç kemi raportuar, operatorët e urbaneve u shprehën të bindur se nëse nuk marrin akoma një përgjigje nga ana e qeverisë për kompensim të çmimit të naftës, do të reduktojnë numrin e urbaneve.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128