E rëndë/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

2026-08-13 12:49:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i Lirim Hajredinit është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka, raporton Fokus.mk.

Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi do të dorëzohet për obduksion.

Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.(INA)

Po ndodh...