Goditje ndaj opozitës në Rusi, lideri i Yabloko dënohet me mbi 11 vite burg për “lajme të rreme”
Një gjykatë në rajonin e Pskov ka dënuar me 11 vjet e një muaj burg Lev Shloberg, nënkryetarin e partisë opozitare liberale ruse Yabloko, me akuzën për "diskreditim" dhe përhapje "lajmesh të rreme" rreth ushtrisë ruse, raporton Moscoë Times.
Shloberg do të vuajë dënimin e tij në një koloni penale, për kritikimin e luftës në Ukrainë, të cilën ai e përshkroi në gjyqin e tij si një katastrofë për Rusinë.
Vendimi vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme Ruse të 10 gushtit për të ndaluar Yabloko-n të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.
Në deklaratën e tij në gjyq, Lev Shlosberg përshkroi se si "mijëra e mijëra" njerëz janë shënjestruar në Rusi për bindjet e tyre "paqësore, jo të dhunshme dhe humaniste".
"Në realitet në këtë sallë gjyqi, unë jam Federata Ruse, e cila është mbyllur në kafaz dhe po heshtet", shtoi ai.
Marie Struthers, Drejtoreshë e Amnesty International për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, tha se "gjykimi dhe dënimi arbitrar i Shlosbergut janë një hakmarrje e qartë për ushtrimin e të drejtës së tij për lirinë e shprehjes dhe thirrjen për paqe."
"Përjashtimi i partisë Yabloko nga zgjedhjet e Dumës Shtetërore në shtator është një provë e mëtejshme se pluralizmi politik dhe qëndrimet pacifiste nuk kanë vend në Rusinë e sotme," shtoi ajo
Po ndodh...
ide
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
Insistence on crime, the reason why Prime Minister Rama should resign
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128