Tragjedi në Spanjë, vriten tre anëtarë të një familjeje, mes tyre një grua shtatzënë
Tre persona, mes tyre një grua shtatzënë, janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë në Isla Cristina të Spanjës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Rocío, ku një person i armatosur dyshohet se mbërriti me motor pranë një banese dhe hapi zjarr ndaj anëtarëve të një familjeje.
Si pasojë e të shtënave, humbën jetën gruaja shtatzënë, një prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Një person i katërt u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.
Pas sulmit, autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e tij.
Hetuesit dyshojnë se sulmi mund të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm dhe një akt hakmarrjeje mes dy familjeve. Megjithatë, motivi i saktë i ngjarjes mbetet ende nën hetim.
Autoritetet spanjolle po mbledhin prova dhe dëshmi në zonë, ndërsa vijon kërkimi për personin që kreu sulmin
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128