Qeni antidrogë u prish “udhëtimin” drejt Greqisë, dy të rinj kapen me lëndë narkotike, fshihej mes pakos së cigareve

2026-08-17 16:39:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Qeni antidrogë u prish “udhëtimin” drejt Greqisë, dy

Dy të rinj janë ndaluar nga Policia Kufitare në Qafë Botë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin është gjetur lëndë e dyshuar narkotike.

Sipas policisë, në sportelin e daljes nga Shqipëria janë paraqitur një 29-vjeçar i lindur në Greqi, me inicialet M. H., dhe një 21-vjeçar nga Librazhdi, A. Z., i cili drejtonte automjetin tip “Toyota Yaris”.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, automjeti është kontrolluar edhe me qenin antidrogë. Reagimi i tij ka çuar në kontrollin e çantës së shpinës së 29-vjeçarit, ku brenda një pakete cigaresh është gjetur një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Pas zbulimit të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e të dy të rinjve, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Po ndodh...