Zjarri në hotelin e Vlorës/ 25-vjeçarja në luftë për jetën, i riu tjetër nën monitorimin e mjekëve, detaje të reja për gjendjen e gjashtë të plagosurve

2026-08-17 20:00:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarri në hotelin e Vlorës/ 25-vjeçarja në luftë

Një ditë pasi zjarri përfshiu hotelin “Brooklyn” në qytetin bregdetar të Vlorës, pacientët që mbetën të lënduar vijojnë të marrin mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Burime për mediat pranë QSUT-së bëjnë me dije se në gjendje më të rënduar është 25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila ka pësuar  djegie në pjesën më të madhe të trupit. Ajo është ende nën monitorimin e mjekëve në repartin e Reaminacionit dhe mësohet se ka djegie në rreth 85% të trupit. Fatkeqësisht si pasojë e djegieve të larta gjendja e të resë vijon të jetë e rënduar.

Ndërkohë që nën monitorimin e bluzave të bardha është edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit.

Ndërkohë sa i përket katër personave të tjerë të cilët mbetën të lënduar fatmirësisht ndodhen në gjendje të specializuar. Disa prej tyre u detyruan që të hidheshin nga ballkoni i hotelit me qëllim që t’u shpëtonin flakëve.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës ku hoteli “Brooklyn” i pozicionuar në Lungomaren e qytetit të Vlorës u përfshi nga flakët. Shkak sipas autoriteteve dyshohet se u bë priza e frigoriferit në lokalin që ndodhej në katin e parë të këtij hoteli. Si pasojë e zjarrit mbetën të plagosur gjashtë pushues, pesë prej të cilëve u transportuan me urgjencë në Tiranë. Tre ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza”, në repartin e Djegie Plastikës, ndërsa dy të tjerë në Spitalin e Traumës për shkak të frakturave të pësuara nga hedhja prej ballkoneve.

Po ndodh...