Largoi 950 mijë euro verë, Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin! Dosja kalon për kompetencë në SPAK
2026-09-18 13:56:00 / AKTUALITET

Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.
Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë, kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.
Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale, “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës, me vlerë qindra mijëra euro, që ishte sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.
Po ndodh...
Rama's hypocrisy in shouting: Take it!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128