Polonia mbyll hapësirën ajrore, kryeministri Donald Tusk alarmon NATO-n

2026-09-18 13:23:00 / BOTA ALFA PRESS

Polonia mbyll hapësirën ajrore, kryeministri Donald Tusk alarmon

Kryeministri polak Donald Tusk ka alarmuar vendet e NATO-s, duke deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin po planifikon të nisë sulme hibride me raketa dhe dronë që synojnë vendet të cilat mbështesin Ukrainën.

Aeroportet në pjesët lindore të vendit u mbyllën dje dhe avionët luftarakë u ngritën përsëri në ajër pas raportimeve për shpërthime. Hapësira ajrore juglindore e Polonisë thuhet se mbetet e mbyllur për avionët sot.

Ekziston një rrezik real që dronët ose llojet e tjera të predhave të hyjnë në territorin e një ose disa vendeve në krahun lindor dhe madje të shkaktojnë shkatërrime. Narrativa zyrtare do të jetë se është një aksident dhe nuk ka arsye që NATO të mendojë për një përgjigje", është shprehur ai.

Donald Tusk ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me atë që Putini mund të jetë duke planifikuar, duke orientuar sulmet ndaj vendeve anëtare të NATO-s, dhe sipas kryeministrit polak, kur kjo të ndodhë ai do të pretendojë se dronët dhe raketat kanë qenë aksidentale.

Qëllimi i tij do të jetë “paralizimi ose të paktën dobësimi i motivimit të vendeve të NATO-s”, tha Tusk në një fjalim para parlamentit polak. Dhe Polonia, një lojtare kyçe në aleancën ushtarake, është në vijën e mundshme të zjarrit për shkak të afërsisë së saj me Ukrainën, shtoi ai.

Shërbimet sekrete amerikane si CIA, NATO dhe shërbimet e sigurisë ukrainase i kanë ofruar atij informacione, zbuloi Tusk. Në Ukrainë, Rusia nisi sulme në të gjithë vendin dje, ndërsa lufta hyri në ditën e saj të 1666-të.

Po ndodh...

ide