
Rreziku nga asteroidi në 2032/ Rriten shanset e përplasjes. Aktivizohet protokolli i Mbrojtjes Planetare


Një asteroid me probabilitet 2.3% për t'u përplasur me Tokën më 22 dhjetor 2032 ka vënë në alarm agjencitë hapësinore dhe OKB-në. Shkencëtarët po monitorojnë orbitën e tij, ndërsa vendet e mundshme të impaktit janë Amerika e Jugut ose Oqeani Paqësor.
Frika se një asteroid mund të përplaeset me tokën pas 7 vitesh po rritet
Fragmenti i shkëmbit ka një diametër ndërmjet 40 dhe 90 metra, i barabartë me madhësinë e një fushe futbolli zbulua të hënën e kaluar, më 27 janar dhe orbita e tij ka ngritur dyshimet.
Probabiliteti që asteroidi të përplaset me Tokën më 22 dhjetor 2032 është rritur në 2.3%, nga 1. 5 % që ishte në vlerësimet e para.
Një rrezik i mundshëm për përplasje ka vënë për herë të parë në gatishmëri të gjitha agjencitë hapësinore.
Agjencia Europiane e Hapësirës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me NASA-n, vazhdon të përpiqet të mbledhë sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur përpara Asteroidi të zhduket nga fusha e shikimit dhe të rishfaqet në vitin 2028. Më pas parashikohet të shfaqet në vitin 2032.
Të dhënat që mund të vazhdojnë të ndryshojnë deri në prillin e ardhshëm, kur dihet më shumë për të ashtuquajturin “2024 YR4”.
''Kjo është hera e parë që Kombeve të Bashkuara i është dashur të lëshojë një alarm dhe të aktivizojë protokollin e mbrojtjes planetare, i cili tingëllon paksa si Lufta e Yjeve, por në të vërtetë kështu quhet”, thotë Jorge Bolívar, një specialist në Historinë e Shkencës.
Toka ka një jetë shumë të gjatë dhe të thuash që një asteroid si ky mund të përplaset është pjesë e historisë së planetit tonë.
“Në vitin 1908, një asteroid me përafërsisht të njëjtën madhësi si ky ra në Siberi. Ai u quajt ‘ngjarja Tunguska’. Ajo që ne dimë, ishte se ai preku rreth 2000 kilometra katrorë tokë, shkuli rreth 80 milionë pemë nga pylli ku ra dhe besohet se shkaktoi viktima
Bazuar në orbitën e lëvizjes së asteroidit, vendet e mundshme ku ai do të binte në rast të një përplasje janë Amerika e Jugut ose Oqeani Paqësor. Deri në vitin 2032 shkencëtarët do ti kenë sytë nga qielli, ndërsa deri atëherë duket se do të dëgjojmë shumë skenarë
ideas

Magnificent Albania or Bazaar Albania!


Albanians must overcome the old Rama-Berisha polarization on May 11
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128