Monika Kryemadhi paraqitet me dy gishta para SPAK!
2025-02-17 12:22:54 / POLITIKË
Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme me dy gishtat lart dhe e qeshur.
Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci.
Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Happening now...
ideas
When bandits are surrounded by fools!
Nga Irena Beqiraj
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Nga Ermal Peçi
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128