Supë peshku

2025-02-12 08:24:14 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë peshku

Përbërësit:

1 fileto peshku ose kokë peshku
2 patate
1 qepë
1 karrotë
1 degë selino
1 filxhan kafeje bizele
100 ml qumësht
1 lgj miell
1 litër lëng perimesh ose ujë
Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrotat e prera në disqe dhe një lugë miell. E shuajmë me buljon perimesh dhe pak qumësht. Pas 5 minutave shtojmë patatet e prera në kubikë, një dorë bizele dhe peshkun në copëza. Në fund rregullojmë shijen dhe e servirim me selino.

Happening now...