S’është selia e PS dhe as Pallati i Brigadave/ Frikë nga vezët e protestuesve? Rama ndryshon vendin…

2026-08-28 19:05:00 / POLITIKË ALFA PRESS
S’është selia e PS dhe as Pallati i Brigadave/ Frikë nga

Teksa kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, kishte njoftuar një mbledhje me socialistët dhe ministrat e tij në selinë rozë, duket se protestuesit i kanë prishur planet.

Këta të fundit bënë dje njoftim në protestë që të mblidheshin në orën 17:30 para selisë rozë dhe me vete të merrnin vezë dhe siç duket Rama dhe qeveria e tij është ‘trembur’ duke ndërruar kështu vendin se ku do të mbahej mbledhja.

Kështu, nuk është as Pallati i Brigadave dhe as selia rozë, por pikërisht te rezidenca qeveritare pranë Fshatit SOS, një vend ky i izoluar, për tiu paraprirë çdo situate.

 

 

Po ndodh...