Elbasani i jep motivim Partizanit në derbi, mposht Egnatian dhe shpreson për “Final Four”

2025-04-07 20:45:28 / SPORT ALFA PRESS

Elbasani i jep motivim Partizanit në derbi, mposht Egnatian dhe shpreson

Elbasani fiton 1-2 ndaj Egnatias në transfertë, duke marrë kështu 3 pikë shumë të rëndësishme.

Në Rrogozhinë, mysafirët treguan dëshirë të madhe, teksa patën disa raste. Për të ardhur te goli i skuadrës nga Elbasani u desh të vinte fundi i pjesës së parë, me Zhoel që koordinohet si duhet me kokë, pas një krosimi perfekt.

Kampionët në fuqi do pësonin një tjetër goditje brenda fraksionit. Kasa nga krahët futi një top në zonë, me Sage që me të majtën mposhti portierin kundërshtar.

Egnatia provon të futet në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe shkurton diferencat me Bakajokon, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

Në minutën e 78-të, një nga tifozët u rrëzua nga tribuna, duke krijuar panik tek të gjithë, ndërsa ndeshja rifilloi pas rikthimit të autoambulancës.

Egnatia shënoi në të 83-tën me Fernandon, i cili ekzekutoi saktë një penallti. Gjithsesi, ekipi nuk ia doli dot që të futej në lojë.

Elbasani menaxhon mirë rezultatin dhe shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e pestë, duke shkurtuar diferencën në -1 pikë ndaj Partizanit të vendit të katërt e cila sonte luan ndaj Tiranës ku do të kërkojë fitoren për të mos lejuar afrimin e Elbasanit.

Happening now...