
Everton dorëzon Brojën? Sulmuesi shqiptar nuk shënoi, prova mbeten 9 javët


Everton pritet të mos nënshkruaj kontratë të re me Armando Brojën. Mediet angleze shkruajnë se edhe pas rikuperimit sulmuesi nuk po mundet të shënojë. Ndërkaq edhe kthimi te Çelsi nuk është moment i mirë, pasi ekipi nuk e preferon për ta mbajtur në formacion
Armando Broja po zhvendoset sërish në udhëkryq sa i përket nënshkrimit të një kontrate të re. Pavarësisht se u rikthye si titullar në formacionin e Evertonit ndaj Nottingham Forest, u zëvendësua nga Beto shumë përpara se “Toffees” të gjenin golin e fitores në minutat shtesë – një detaj që flet shumë për situatën e sulmuesit shqiptar.
Në fushë për 64 minuta nuk pati ndonjë rast të pastër për gol, megjithëse kontribuoi në disa aksione sulmuese që nuk u konkretizuan kundër një mbrojtjeje zakonisht solide si ajo e Forest. Megjithatë, mungesa e efikasitetit dhe forma larg pritshmërive po ndikojnë rëndë në të ardhmen e tij.
Sipas zërave të fortë që qarkullojnë, Everton nuk ka ndërmend të shfrytëzojë opsionin e blerjes prej 30 milionë paundësh për ta bërë transferimin e Brojës të përhershëm.
Me vetëm dy ndeshje si titullar dhe gjashtë paraqitje nga stoli, pa asnjë gol të shënuar, sulmuesi 22-vjeçar konsiderohet aktualisht si një investim i tepërt për klubin, i cili planifikon një rindërtim të thellë gjatë verës.
Gjendja fizike mbetet pengesa kryesore.
Megjithatë sfida e kësaj jave me Manchester Citin, përballja më tej me Chelsin, por dhe 7 javët e tjera do të jenë mundësia e sulmuesit kuqezi të tregojë ndryshimin, në të kundërt rikthimi te Chelsi por pa i dhënë mundësi të jetë as në stol mbetet pikëpyetja e madhe për të.

ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128