
Icardi jep sinjale lamtumire nga Galatasaray, argjentinasi po mendon rikthimin në Serie A

Galatasaray po përballet me një problem të brendshëm që kërcënon të destabilizojë sezonin, pasi Mauro Icardi po e ndjen veten në rrezik nga transferimet e fundit që bëri në merkaton e janarit gjiganti turk, ndaj argjentinasi po mendon largimin në verë.
Pavarësisht nga cilësia e tij e pamohueshme e golave, marrëdhënia e ndërlikuar e argjentinasit me trajnerin Okan Buruk mund të përshpejtojë largimin e tij nga Galatasaray.
Duke ditur karakterin e vështirë të sulmuesit, bordi i Galatasaray duket i vendosur për të trajtuar këtë çështje dhe të gjitha shenjat tregojnë se Icardi do të largohet nga Stambolli verën e ardhshme. Largimi i tij duket se është zgjidhja më e mirë për të shmangur konfliktet e mëdha brenda ekipit.
Përsa i përket të ardhmes, Seria A duket të jetë destinacioni i tij më i mundshëm, ku Fiorentina dhe Atalanta po monitorojnë nga afër situatën e tij.
Sidoqoftë, La Liga shfaqet gjithashtu si një opsion i mundshëm, me skuadra si Real Sociedad, Girona dhe Villarreal që mbajnë një sy për çdo shans për ta nënshkruar me argjentinasin.
ideas

Magnificent Albania or Bazaar Albania!


Albanians must overcome the old Rama-Berisha polarization on May 11
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128