Rekord i ri për Ancelottin, askush si ai te Reali në Ligën e Kampioneve

2025-02-11 22:37:24 / SPORT ALFA PRESS

Rekord i ri për Ancelottin, askush si ai te Reali në Ligën e

Carlo Ancelotti ka hyrë në historinë e Real Madrid si një nga trajnerët më fitues të klubit spanjoll në arenën ndërkombëtare, ku tre herë i ka drejtuar te fitorja e trofeut më të lakmuar për klube në kontinent.

Tashmë, trajneri mban edhe një rekord shumë të veçantë për klubin e njohur spanjoll, në atë që është turneu i preferuar i madrilenëve. Në ndeshjen e drejtuar sot përballë Mançester Sitit, ai shënoi shifrën e 72 takimeve në pankinën e madrilenëve në Ligën e Kampioneve, më shumë se çdo trajner tjetër në këtë klub.

Ai la pas një ikonë si Miguel Munjoz i cili e ka drejtuar këtë klub në dy triumfe në këtë turne në vitet 1960 dhe 1966.



Happening now...