Himni i Kosovës jehon në Itali, Donjeta Sadiku shpallet kampione, Serbia refuzon ceremoninë e medaljeve
Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi dueli final u ndërpre pas lëndimit të kundërshtares së saj, Kristina Kuluhova.
Boksierja kosovare e nisi duelin në mënyrë të qetë dhe të kontrolluar, duke pasur goditje të sakta, sidomos në kokë. Sadiku pati epërsi në raundin e parë, ndërsa më pas ndeshja u ndërpre pasi Kuluhova pësoi lëndim në arkadë.
Pas vendimit për ndërprerjen e meçit, Donjeta Sadiku u shpall fituese dhe siguroi medaljen e artë për Kosovën, e para në këto lojëra mesdhetare.
Tani pritet ceremonia e medaljeve, por përfaqësuesja e Serbisë ka vendosur të mos dalë në podium, duke mos e kapërdirë fitoren e Kosovës.
Donjeta me krenari e mori medaljen, ndërsa himni i Kosovës u dëgjua në Itali, me shumë përkrahës të Donjetës që ishin të pranishëm në palestër.
Kjo është një tjetër arritje e madhe për Sadikun, e cila vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare dhe tashmë kthehet nga Taranto me medaljen e artë.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128