Champions League nis me “finale”/ Përballje titanësh në fazën e grupeve, Barcelona me Manchester Cityn e PSG-në, Real Madrid përballë Arsenalit

27 August 2026, 19:10 / SPORT ALFA PRESS
Champions League nis me “finale”/ Përballje titanësh

Është hedhur shorti i fazës së ligës së UEFA Champions League 2026/27 dhe goglat kanë rezervuar një seri përballjesh spektakolare që në startin e kompeticionit.

36 skuadrat pjesëmarrëse tashmë i kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Në formatin e ri, çdo ekip do të luajë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër në transfertë, përballë skuadrave nga të katër vazot. Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në fazën e 1/8-ve, ndërsa ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në fazën play-off. 

Barcelona, short i fortë

Barcelona do të përballet me Manchester Cityn në shtëpi dhe PSG-në në transfertë, ndërsa do të ketë gjithashtu përballje me Aston Villa, Sporting CP, Feyenoord, Galatasaray, Como dhe Sabah.

Kundërshtarët e Barcelonës:

Manchester City – në shtëpi
PSG – transfertë
Aston Villa – në shtëpi
Sporting CP – transfertë
Feyenoord – në shtëpi
Galatasaray – transfertë
Como – në shtëpi
Sabah – transfertë 

Real Madrid, përballje me Arsenal dhe Inter

Real Madrid do të ketë një nga shortet më interesante. Madrilenët do të luajnë ndaj Interit në shtëpi dhe Arsenalit në transfertë.

Kundërshtarët e tyre të tjerë janë PSV, Roma, RB Leipzig, Shakhtar Donetsk, LASK dhe AEK Athens. 

Bayern, përballje me Arsenal dhe Atlético

Bayern Munich do të ketë një tjetër short të fortë. Kampionët gjermanë do të presin Arsenalin, ndërsa do të udhëtojnë në Madrid për t’u përballur me Atlético Madrid.

Bayern do të luajë gjithashtu ndaj Real Betis, Manchester United, Bodø/Glimt, Lille, Slavia Prague dhe Viking. 

Liverpool përballë Atlético Madrid dhe Interit

Liverpool do të ketë dy përballje të mëdha me Atlético Madridin në shtëpi dhe Interin në transfertë.

Skuadra angleze do të përballet gjithashtu me Porto, Club Brugge, Villarreal, Fenerbahçe, Lens dhe LASK.

Manchester City me PSG-në dhe Barcelonën

Manchester City ka marrë një nga shortet më spektakolare. Anglezët do të presin PSG-në, ndërsa do të udhëtojnë në Barcelonë për një përballje me ekipin katalanas.

City do të luajë gjithashtu ndaj Sporting CP, Porto, Napoli, RB Leipzig, AEK Athens dhe Lens.

Arsenal, short ferri

Arsenali do të ketë një fazë jashtëzakonisht të vështirë, me Real Madridin në shtëpi dhe Bayern Munich në transfertë.

Përveç tyre, londinezët do të përballen me Borussia Dortmund, Real Betis, Lille, Napoli, Sabah dhe Slavia Prague. 

PSG, kampionët përballë Barcelonës dhe Cityt

Paris Saint-Germain, kampionët në fuqi të Champions League, do të kenë një tjetër provë të madhe. PSG do të presë Barcelonën, ndërsa do të luajë në transfertë ndaj Manchester Cityt.

Në shortin e tyre janë gjithashtu Roma, Aston Villa, Galatasaray, Villarreal, Slovan Bratislava dhe Como. 

Manchester United rikthehet me Bayern dhe Atlético

Manchester United do të përballet me Bayern Munich në shtëpi dhe Atlético Madrid në transfertë.

Skuadra angleze do të ketë gjithashtu ndeshje me Roma, Sporting CP, RB Leipzig, Villarreal, Sabah dhe Como. 

Aston Villa me PSG dhe Barcelonën

Aston Villa ka marrë gjithashtu një short shumë të vështirë. Anglezët do të përballen me PSG-në dhe Barcelonën, ndërsa kundërshtarët e tjerë janë Borussia Dortmund, Club Brugge, Fenerbahçe, Galatasaray, Viking dhe Slavia Prague. 

Roma me Real Madridin dhe PSG-në

Roma do të ketë dy përballje të mëdha kundër Real Madridit dhe PSG-së, ndërsa do të luajë edhe ndaj Sporting CP, Manchester United, Lille, Fenerbahçe, Slovan Bratislava dhe AEK Athens.

Shorti i këtij edicioni ka sjellë kështu që në fazën e ligës një sërë përplasjesh mes gjigantëve të futbollit europian. Barcelona–Manchester City, PSG–Barcelona, Real Madrid–Arsenal, Bayern–Arsenal, Liverpool–Atlético dhe Manchester United–Bayern janë vetëm disa prej sfidave që pritet të tërheqin vëmendjen maksimale.

Faza e ligës do të nisë më 8 shtator 2026, ndërsa finalja do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në Madrid, në stadiumin Metropolitano. Datat dhe oraret e sakta të tetë ndeshjeve të çdo skuadre do të publikohen nga UEFA jo më vonë se 29 gusht. 

Po ndodh...