VIDEO/ Sot në Halil të Fushë-Krujës, digjen plehrat dhe askush nuk mban përgjegjësi!
Këtu nuk kemi të bëjmë as me zjarr të rastësishëm, as me zjarr të qëllimshëm nga ndonjë kalimtar, por me një zjarr që vendoset në mënyrë sistematike nga ata që qeverisin vendin!
Nuk ka rëndësi as kush e jep urdhërin dhe kush e zbaton, se me këtë duhet të meret drejtësia. E rëndësishmë është që qytetarët e Halilit, Fushë-Krujës, Krujës dhe më gjërë, çdo javë në mushkëritë e tyre fusin këtë ajër të fëlliqur! Sikur te mos mjaftonin fabrikat e çimentos që nuk ndezin filtrat, fabrika e tullave, pikat e skrapit që djegin kabllo, guroret, apo biznese të tjera që nuk e respektojnë mjedisin tonë të përbashkët që na fali Zoti dhe po e shkatërron “njeriu”.
Sa herë bëhet një masë kritike mbeturinash në malin artificial me plehra në zemrër të Albanopolisit, zgjidhja është:
“T’iu vemë flakën dhe depozitojmë sërish mbetje, që malin t’a bëjmë më të lartë, me plehra, sigurisht…”
Pastaj kërkojmë llogari se përse kaq shumë sëmundje në zonën tonë, përse kaq kancer, për këto mosha të reja!
Idea është se po humbim të gjithë dhe me sa duket asgjë nuk do ndryshojë.
Ky është një krim dhe askush nuk po mban përgjegjësi.
Tmerr!
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128