Liga e Kombeve/ Shqipëria humbet Muçin dhe Ramadanin në sfidën për kreun e grupit

15 November 2026, 16:16 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve/ Shqipëria humbet Muçin dhe Ramadanin në

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në një sfidë vendimtare për kreun e grupit, por kuqezinjtë do të kenë dy mungesa të rëndësishme në formacion. Ernest Muçi dhe Ylber Ramadani nuk do të jenë të gatshëm për këtë përballje, duke i shkaktuar probleme stafit teknik në prag të ndeshjes.

Sulmuesi Ernest Muçi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës. Në minutën e 67-të, futbollisti shqiptar u bë protagonist i një ndërhyrjeje të rëndë nga mbrojtësi finlandez Miro Tenho, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Pavarësisht rëndësisë së sfidës ndaj Bjellorusisë, stafi teknik ka vendosur të mos rrezikojë aktivizimin e Muçit, duke shmangur mundësinë e përkeqësimit të dëmtimit. Në këto kushte, trajneri do të duhet të gjejë një alternativë tjetër për repartin ofensiv.

Një tjetër mungesë e rëndësishme për Shqipërinë është ajo e Ylber Ramadanit. Mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për shkak të pezullimit nga kartonët, duke lënë një boshllëk në repartin e mesfushës.

Në këto rrethana, Juljan Shehu shihet si një nga alternativat kryesore për të marrë përgjegjësitë e Ramadanit në mesfushë.

Ndërkohë, Arbër Hoxha mund të marrë një rol më të rëndësishëm në fazën sulmuese, për të mbuluar mungesën e Muçit.

Po ndodh...