Mijëra qytetarë në Prishtinë në protestë për të shtatën natë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Mijëra qytetarë janë rikthyer edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke zhvilluar protestën e shtatë radhazi kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me flamuj të Kosovës, kombëtarë, të UÇK-së dhe të Shteteve të Bashkuara, protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale. Në mesin e pankartave të mbajtura në shesh ishin edhe mesazhet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”.
Protestat në Prishtinë kanë nisur pas shpalljes së aktgjykimit më 16 shtator dhe prej atëherë qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje për të kundërshtuar vendimin ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Edhe një natë më parë, sheshi “Skënderbeu” u mbush me protestues, ndërsa tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit janë zhvilluar edhe në diasporë. Protesta ka pasur në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Kanada, si dhe në vende të tjera ku jetojnë komunitete shqiptare.
Në aktgjykimin e 16 shtatorit, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. Në total, dënimet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në 81 vite burgim.
Trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për disa vepra penale që lidhen me krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Pas vendimit të shkallës së parë, pritet që procesi të vijojë në Gjykatën e Apelit, ku mbrojtja do të kundërshtojë aktgjykimin.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128