Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend, Protesta paralajmëron rrethim të madh!

6 September 2026, 14:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Pasditen e së martës ligjvënësit shqiptarë do të rikthehen në Kuvendin e Shqipërisë. Pas pushimeve të verës, deputetët mazhoritarë dhe opozitarë do t’ia nisin punimeve pasditen e 8 shtatorit në orën 17:00.

Paralelisht gjatë këtyre ditëve të fundit, nga protestuesit është paralajmëruar se në Ditën 101 të Protestës së madhe, (E martë), parlamenti do të rrethohet nga një numër i madh qytetsrësh. Kujtojmë se në dy seancat e fundit të Desionit të kaluar, deputetët e të dy krahëve politik, nën mbrojtje të fortë policore, hynë dhe dolën fshehurazi në seancë, prej grikës së qindra protestuesve të "armatosur" me vezë, miell dhe domate.

Burime për mediat bëjnë me dije se punimet e këtij sesioni të tretë të legjislaturës pritet të hapen me propozimet e reja të socialistëve sa i përket reformës territoriale. Temë e nxehtë e cila ka shoqëruar këtë verë që lamë pas ku  “zhdukja” e bashkive të vogla ka sjellë një sërë protestash anë e mbanë vendit.

Ndonëse kjo ndarja e re është argumentuar nga socialistët si një “e mirë” që do t’i bëhet komunitetit, vetë këta të fundit janë shprehur kundër duke mos dashur të bëhen pjesë e bashkive të mëdha.

Pasditen e së martës ligjvënësit rikthehen në Kuvend,

Po ndodh...

ide