“Dy metra gropë kemi të gjithë në fund”, Rama i përgjigjet komentuesve: Energjinë e gjej te hakmarrja!

4 Mars 2025, 11:55 / POLITIKË ALFA PRESS

“Dy metra gropë kemi të gjithë në fund”, Rama i

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën ‘Sy m’sy’ i cili e pyet se ku i gjen energjitë. Kreu i qeverisë tha se energjitë i gjen te hakmarrja për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.

Pyetje. Ku e gjen energjinë?

Rama: Energjinë e gjej te hakmarrja. Dua të marr hak, na kanë poshtëruar shumë gjatë. Na kanë poshtëruar të huajit, tanët, ne dhjetëra vite. Tani duhet të marrin hak duke u ulur në tryezën e BE.

Të bëjmë histori së bashku, si për mua që jam dy metra si për ty(komentuesit) dy metra gropë kemi. Asgjë s’mbetet përveç emrit dhe kujtimit të mirë që lëmë në këtë botë dhe ua kemi borxh fëmijëve tanë mos ua trashëgojmë poshtërimin./E.P-dritare.net

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128