
Habit Berisha: Erion Veliaj u regjistrua edhe duke fjetur në qeli!


Kryedemokrati, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, ka treguar prapaskenat, sipas tij, të përgjigjimit në qelinë e paraburgimit në Durrës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ish-kryeministri deklaroi se Erion Veliaj është futur në kurth nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili Berishës, i ka dhënë garanci kryebashkiakut se nuk do të përgjohej.
Por theksoi kreu i PD-së, “atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët”.
Sali Berisha deklaroi se Erion Veliaj është regjistruar duke folur në telefon, madje edhe duke fjetur në shtratin e tij në qeli.
“Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.
Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët. Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij.
Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra”, tha Berisha.
Sipas Berishës, Ulsi Manja i ka shkuar natën si mik në qeli Erion Veliaj dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset.
“Po a mund t’u pyes ju se si ia keni fshehur popullit Redaktorin? Ju i keni thënë të gjitha, por kur fshihni Redaktorin që dihet se është Edi Rama… Megjithatë edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij. Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se atë nuk ka.
I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu pra është pjesë e këtij kurthi.
Në fakt, ta dini mirë, po edhe këtë nuk e thanë gazetarët, kur u ul Erioni në bankën e gjykatës dhe prokurori tha se kemi një dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fikët, as gëk as mëk nuk bëri.
Unë ua them këtu me përgjegjësi, atij desh i ra tavani se nuk e priste të ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dhënë çdo garanci se ai është njeriu i partisë siç ka qenë.
Në asnjë rast pabesia nuk shpërblehet. Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos i aktivizonin ministra dhe zyrtarë më të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli. Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci. Të mos bëj unë avokatin. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij”, deklaroi Berisha.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128