Meçe: Krimineli Berisha vrau 4 persona më 21 janar, hodhi në erë Gërdecin, duhej të ishte në burg

8 Janar 2025, 18:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Meçe: Krimineli Berisha vrau 4 persona më 21 janar, hodhi në

Analisti Arben Meçe i ftuar në Report Tv, thotë se ish-kryeministrit Sali Berisha duhej të ishte në burg pasi është përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar dhe masakrën e Gërdecit.

Meçe thekson se Strasburgu urdhëroi hetim për 21 janarin duke thënë se qartë se është krim shtetëror.

“Krimineli Berisha ka vrarë 4 veta, nuk është në burg. Krimineli Sali Berisha ka hedhur në erë Gërdecin, krimineli Berisha nuk është në burg. Ka vjedhur provat e shtetit shqiptar, krimineli Berisha nuk është në burg. I them SPAK përse të vërtetat halucinative të Berishës duhet të kalojnë në SPAK, ndërkohë të vërtetat e mia që janë fakte historike, vrasja e 21 janarit është e gjykuar nga Strasburgu. Strasburgu të ka thënë e ke vrarë. Halucinanti thotë që u zbatua ligji, prandaj u vranë. Nëse do zbatonin ligjin sot, Noka që hodhi poshtë kapelën e shteti shqiptar, goditi me grusht, duhej të ishte në burg. Nëse një qytetar godet policin, kalon në burg mbi 10 vjet. Kjo e Nokës nuk quhet.

Të anatemosh dhe drejtësinë e pavarur, që ka mbështetje nga amerikanët, anglezët, nga të gjithë aleatët strategjikë, dhe këtë ta shpallësh SKAP-i partisë”, tha Meçe në Report Tv.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128