Tension në “BBVA”: Rozana godet Loredanën, fansat kërkojnë zarf të zi

21 Mars 2025, 15:10 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Tension në “BBVA”: Rozana godet Loredanën, fansat

Një situatë e papritur ka tronditur mbrëmjen e djeshme shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe ka ndezur rrjetet sociale. Një video që po qarkullon me shpejtësi tregon momentin kur Loredana Zefi përpiqet të zgjojë në mëngjes Rozana Radin, por reagimi i artistes ishte i papritur: ajo e goditi Lorin në fytyrë.

Ngjarja ka shkaktuar menjëherë reagime të forta nga ndjekësit, të cilët kërkojnë që “Vëllai i Madh” të marrë masa dhe të dërgojë zarfin e zi, që zakonisht sjell përjashtim nga gara.

Pas incidentit, Loredana vazhdoi të zgjonte edhe banorët e tjerë, por ata reaguan ndryshe dhe nuk patën të njëjtën sjellje si Rozana. Ndërkohë, në shtëpi, situata ka sjellë diskutime mes banorëve: disa janë përpjekur të qetësojnë gjakrat, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar sjelljen e Rozanës.

Po ndodh...